Tottenham ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj Man Cityt me rezultat 2-1 në Carabao Cup.
Vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen, duke krijuar që në start raste për gol.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 5-të, kur Timo Werner arriti të shënojë për 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe Pape Matar Sarr arriti të shënojë për 2-0, duke i dhënë epërsi të madhe Tottenhamit.
Pak pa u mbyllur pjesa e parë, qytetarët arritën të kthehen në lojë, me Matheus Nunes që shënoi për 2-1.
Edhe pjesa e dytë sa i përket rasteve të mira i takoi Tottenhamit, por që vendasit nuk arritën të shënonin.
Deri në fund nuk ndryshoi rezultati dhe Tottenhami kaloi tutje në Carabao Cup, ku do të përballet me Arsenalin. /Telegrafi/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116