Corriere della Sera i është rikthyer dështimit të kombëtares italiane për t’u kualifikuar në Botërorin 2026, duke sjellë në vëmendje deklaratat e ish-trajnerit Gennaro Gattuso.
Ky i fundit është shprehur krenar për punën e bërë, pavarësisht vështirësive të mëdha që ka hasur gjatë drejtimit të ekipit.
Gattuso thekson se arriti të ndërtojë një skuadër në kushte të vështira, ku sipas tij kishte persona që nuk donin të ishin pjesë e projektit, por edhe kritikë të ashpër që prisnin dështimin e tij.
Ai foli hapur edhe për rregullat që i cilësoi si të padrejta në procesin e kualifikimeve për Botërorin. Ai gjithashtu falënderoi ata që i qëndruan pranë gjatë periudhës së vështirë, duke përfshirë edhe familjen e tij, që e mbështeti në momentet më kritike.
Sa i përket dorëheqjes, e cila erdhi të premten, ajo lidhet edhe me çështje financiare, konkretisht shpërblimet për stafin deri më 20 korrik, të cilat Gattuso vendosi t’i refuzojë për të shmangur çdo polemikë.
Ai u shpreh i zhgënjyer nga rezultatet, por edhe nga situata e krijuar pas humbjes ndaj Bosnjës dhe akuzat që pasuan, të cilat i cilësoi si të padrejta.
Sipas tij, ndeshja Bosnje–Itali kishte potencial për një fitore 0-2, por penalltitë e humbura dhe pritjet vendimtare të Gianluigi Donnarumma ndryshuan rrjedhën e takimit.
Gattuso përfundoi duke theksuar se kishte krijuar një ambient të shëndetshëm në skuadër, ku edhe lojtarët e dëmtuar dëshironin të ishin pranë ekipit.
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...