Disa nga ekipet më të mira të botës në CS:GO janë pjesë e kualifikueseve të Evropës për në PGL Antwerp Major, ku 16 ekipe do të garojnë kundër njëra-tjetrës, ndërsa vetëm tetë do të kenë mundësi të sigurojnë vendin për në Major.
Pasi skena profesionale e CS:GO në Evropë është shumë e madhe, do të mbahen dy turne kualifikues për PGL Antwerp Major, ku 16 ekipe janë pjesë e ‘PGL EUROPE RMR A’ e cila fillon sot (e diel), ndërsa 16 të tjera janë pjesë e ‘PGL EUROPE RMR B’ e cila fillon pas katër ditësh, ku bënë pjesë edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles.
Dy ekipet më të mira të botës për momentin FaZe dhe Na’Vi janë pjesë e turneut kualifikues PGL EUROPE RMR A.
Të gjitha ndeshjet mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në kanalet e PGL në platformat Twitch dhe Youtube.
Më poshtë i gjeni oraret e ndeshjeve, si dhe listën e të gjitha ekipeve pjesëmarrëse në PGL EUROPE RMR A.
Ekipet pjesëmarrëse në PGL EUROPE RMR A:
Na’Vi
Heroic
Outsiders
Vitality
FaZe
MOUZ
BIG
GamerLegion
fnatic
SAW
OG
Eternal Fire
Dignitas
Unique
forZe
QUAZAR
Oraret e ndeshjeve, e diel, 17 prill:
11:00 Na’Vi – QUAZAR
11:00 Outsiders – Unique
12:15 FaZe – Eternal Fire
12:15 Heroic – forZe
13:30 Vitality – Dignitas
13:30 GamerLegion – fnatic
14:45 MOUZ – OG
14:45 BIG – SAW
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...