Pas fitores 0-2 ndaj West Ham United, Liverpooli nesër luan takimin e radhës në kuadër të Premier League ku do të përballet në “Anfield” me Sunderlandin e Granit Xhakës.
Një ditë para sfidës në konferencë për media ka dal trajneri Arne Slot, shkruan Arbresh.info.
Trajneri ka folur lidhur me situatën e Mohamed Salah, duke sqaruar marrëveshjen mes klubit, lojtarit dhe kombëtares.
“Mënyra si kemi punuar gjithmonë ka qenë me komunikim të qartë mes të tre palëve – lojtarit, klubit dhe kombëtares. Kjo nuk është diçka e re. Por FIFA ka caktuar datën 15 dhjetor si ditën e fundit kur lojtari duhet të lirohet.”
Ai e vlerësoi lart disiplinën dhe karakterin e Salahut.
“Që prej kohës që jam këtu, ai ka qenë një njeri superhuman. Por, si çdo futbollist në botë, vijnë momente ku je thjesht njeri. Ai ka shënuar kaq shumë gola për ne, dhe jam i sigurt se do të vazhdojë ta bëjë. Ai do të largohet më 15 dhjetor.”
Trajneri foli edhe për pakënaqësitë e lojtarëve që nuk luajnë.
“Është normale – një lojtar që mund të luajë, sigurisht nuk është i lumtur kur nuk aktivizohet. Dhe nuk ishte i vetmi, mund t’jua them.”
Megjithatë, Salah u soll si profesionist i vërtetë.
“Sjellja e tij ishte ashtu siç pritej nga një profesionist. Ai ishte shumë mbështetës ndaj bashkëlojtarëve dhe e menaxhoi situatën në mënyrë fantastike.”
Në fund, trajneri theksoi disiplinën e egjiptianit.
“Nuk mund të luash në nivel të lartë çdo tre ditë nëse ndjek vetëm emocionet, por Mo është jashtëzakonisht i disiplinuar. Ai gjithmonë do të mbetet një profesionist i madh, siç ka qenë këto ditët e fundit.”
Salah për dallim nga sezoni i kaluar këtë edicion nuk ka qenë në elementin e tij dhe deri më tani në 18 ndeshje ka shënuar pesë gola e tri asistime./Arbresh.info
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...