Islam Dudaev ka arritur t’i sjellë Shqipërisë një tjetër medalje në Lojërat Olimpike, duke fituar medaljen e bronztë në stilin e lirë të mundjes në peshën deri -65 kilogram.
Pas tërheqjes së kundërshtarit amerikan, Dudaev u vu përballë hungarezit Iszmail Muszukajev, i cili ka dalë i pesti në këtë peshë në ‘Tokio 2020’, ndërsa ishte kampion bote në vitin 2023.
Dudaev e nisi mirë me dy kapje dhe hedhje, duke e çuar rezultatin menjëherë në 6-0. Më pas, rezultati kaloi në 8-4 pas një aksioni ku u desh përsëritja. Hungarezi ngushtoi diferencën me 2 pikë të tjera dhe raundi i parë u mbyll me shifrat 8-6 për mundësin e Shqipërisë.
Muszukajev u hodh në sulm por Dudaev u përgjigj shpejt me katër pikë radhazi duke siguruar avantazh të rëndësishëm për minutat e fundit.
Kundërshtari i tij u mundua të kthente fatin e ndeshjes, teksa barazoi 12-12, por një pikë e fundit e siguruar nga Dudaev i dha atij medaljen e bronztë, të dytën për Shqipërinë në këto Lojëra Olimpike./Telegrafi/
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...