Kombëtarja e Shqipërisë ishte e përqendruar te dueli në Spanjë, por vëmendja e tifozëve kuqezi nuk ishte vetëm në Alikante, por edhe për ndeshjen e 9 Tetorit me kombëtaren e Italisë.
Të gjitha biletat në stadiumin “Loro Boriçi” për sfidën e së hënës ndaj “të kaltërve” janë shitur në kohë rekord.
Nga blerjet online, për të vazhduar me biletat e tribunave C dhe E, të fundit që ishin në dispozicion në dyqanin zyrtar të Federatës së Futbollit, me çmimin simbolik prej 1,000 lekësh të reja janë shitur.
Në Shkodër, Shqipëria do të ketë mbështetjen maksimale të tifozëve, me stadiumin që do të jetë i mbushur me kapacitet të plot prej më tepër se 16 mijë vende.
Për vetë sfidën ndaj Italisë, mbyllja e kualifikueseve të Botërorit 2018 do të jetë emocionuese për Shqipërinë dhe tifozët kuqezi, që pse jo, ëndërrojnë të regjistrojnë një fitore historike përballë “të kaltërve” katër herë kampionë të botës.
Ndeshja do të jetë e fundit në kuadër të Grupit G dhe pritet të fillojë nga ora 20:45.
Zhvillime të reja në rastin “Laboratori ‘25”, ndalohet një p...
Zyrtari i Pentagonit: Kostoja e luftës me Iranin arrin në 29...
Protokolli për migrantët, Rama-gazetarit italian: Citimi i s...
Deputetët marrin paga edhe pas shpërndarjes së Kuvendit, Hax...
BE do të ndalojë importet e mishit brazilian nga shtatori pë...
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu: Nuk pati ku...