Mbrojtësi kosovar i Hellas Verona, Amir Rrahmani, beson se skuadra e tij bëri një paraqitje shumë të mirë kundër Juventusit, me gjithë humbjen 2:1 të shtunën në Serie A.
Aaron Ramsey me golin e tij debutues dhe Cristiano Ronaldo nga penalltia i siguruan kampionit në fuqi Juventus fitoren ndaj Veronës në Allianz Stadium.
Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Rrahmani – i cili luajti nga tërë ndeshjen pasi është titullar i pazëvendësueshëm – nuk mundi ta shpëtojë skuadrën verdhekaltër nga humbja e dytë radhazi përkundër paraqitjes së mirë që pati, pasi përballë kishte yje si Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala.
25-vjeçari beson – që iu bashkua Veronës këtë verë nga Dinamo Zagreb – beson se skuadra e tij bëri paraqitje të mirë edhe pse humbi dhe dëshiron që ajo tani të përqendrohet në ndeshjet e radhës.
“Paraqitje e mirë nga ekipi sot. Përqendrimi në ndeshjet e radhës”, shkroi Rrahmani në Instagram.
https://www.instagram.com/p/B2r10a6Ibb6/
Pas katër ndeshjeve të para në Serie A, Verona renditet e 13-ta me katër pikë, pas dy humbjeve, një barazimi dhe një fitoreje. /Gazeta Express/
Shpërthimi i hantavirusit, reagon Donald Trump
Dita e Evropës, BE organizon sot aktivitete kulturore dhe ko...
Parashikimi i motit për sot
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...