Wayne Rooney thotë se Henrikh Mkhitaryanin nuk iu dha hapësira e nevojshme dhe liria e veprimit te Manchester United për t’i treguar vlerat e tij.
Armeni luajti vetëm 26 ndeshje nga minuta e parë në 18 muaj sa ishte në Old Trafford, për të kaluar pastaj te Arsenal.
Jose Mourinho kishte thënë që Mkhitaryan nuk i përmbush kërkesat e tij, por Rooney deklaron se ai kishte shumë talent sa ishte në të njëjtin klub me të.

Sulmuesi ishte i ftuar në Monday Night Football, ku tha disa fjalë të bukura për armenin.
“E kam parë sezonin e shkuar në stërvitje, ai është një lojtar shumë i talentuar”.
“Unë mendoj se në Manchester United ai nuk e ka marrë lirinë që dëshiron. Ai dëshiron të luajë siç luante te Dortmund, atë stil të lojës”.

“Në Arsenal ai do të ketë lojtarë rreth tij që luajnë me topin, marrin topin dhe ai do të krijojë raste dhe do të shënojë gola”.
Mkhitaryan ka luajtur shkëlqyeshëm ndeshjen e parë si startues ndaj Everton ku fituan 5-1.
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...