Legjenda braziliane, Ronaldo Nazario ka thënë se do jetë mjaftë e mërzitshme për yllin e Juventus-it, Cristiano Ronaldo kur njerëzit thonë se Ronaldo i vërtetë është fenomeni.
Dy legjendat e futbollit krahason ndonjëherë, mirëpo debati i vërtetë gjithmonë mbetet mes Cristiano-s dhe Lionel Messi-it, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, fenomeni ka thënë se njerëzit nuk duhet krahasuar dhe se portugezi do mbahet mend gjithmonë.

“Për Cristiano-n duhet të jetë e mërzitshme të dëgjojë njerëzit duke thënë se unë jam Ronaldo i vërtetë”.
“Njerëzit nuk mund të krahasohen. Cristiano do kujtohet në histori për golat dhe çfarë ka fituar”.
“Gjithmonë do kujtohet si një ndër më të mirët, si Messi”, deklaroi ai.
Cristiano vazhdon të shkëlqejë të “Zonja e Vjetër” pavarësisht moshës dhe këtë sezon ka arritur të shënoi 22 gola në 21 paraqitje./arbresh.info.
Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan
Franca në OKB: Përgjegjësit për Banjskën të vihen para drejt...
Kurti nis vizitën në Londër, flet për “kërcënimet e vazhdues...
Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon pë...
Kurti: Kushtetuta, garancia jonë për demokraci dhe të ardhme...
Kryeministri i Libanit kërkon mbështetjen e Pakistanit për n...