Mirlind Daku ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës së 22-të të Premier Leagues së Rusisë.
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare shkëlqeu me një gol dhe një asistim në fitoren 2-1 përballë Akhmat Groznyt, performancë që u vlerësua ndër më të mirat në fundjavën që lamë pas.
Daku fillimisht ka asistuar në minutën e 12-të për Randjelovic.
Kurse në minutën e 35-të Daku ia doli të shënonte vetë, duke gjetur kështu golin e parë për vitin 2024 me Rubin Kazanin.
Daku këtë sezon ka 19 paraqitje me Rubin Kazanin, teksa ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar dy asistime.
Kujtojmë që në dy ndeshjet miqësore të muajit mars sulmuesi nga Gjilani, nuk ishte ftuar nga Sylvinho tek kombëtarja e Shqipërisë./Arbresh.info/

Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116