Real Madridi i është bashkuar Chelseat në garën për mbrojtësin e krahut të majtë të Juventusit, Alex Sandro, por çmimi i tij prek shifrën të paktën 45 milionë euro.
26-vjeçari u transferua nga FC Porto në muajin gusht të vitit 2015 për një tarifë që dukej masive prej 26 milionë euro, por futbollisti vërtetoi vlerën e tij te gjiganti italian, transmeton portali arbresh.info.
Braziliani ka shënuar dy gola dhe ka krijuar pesë asistime gjatë 32 ndeshjeve këtë sezon duke arritur madje të bëhet pjesë e padiskutueshme e formacionit startues.
Chelsea ka shfaqur gjithashtu interesim për shërbimet e tij, por raportet në Spanjë sugjerojnë që Real Madridi tani është i gatshëm për të shtruar ofertë gjithashtu./arbresh.info
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit
Bill Gates dëshmon për çështjen Epstein