Përformanca e mrekullueshme e mesfushorit Federico Valverde ka bërë që Reali të qetësohet në interesimin për yllin e Manchester United, Paul Pogba.
Valverde dje faulloi Alvaro Moratan në fund të ndeshjes, gjë që bëri që “Los Blancos” të fitojnë ndeshjen, transmeton portali arbresh.info.
Sipas AS, Zinedine Zidane ishte i impresionuar nga paraqitja e mrekullueshme e uruguaianit në finalen e Superkupës së Spanjës.
Valverde shihet si lojtari adekuat që mund të luajë pranë Toni Kroos kur të largohet Luka Modric, i cili mund të largohet në fund të sezonit.

Nga ana tjetër, Pogba është duke vuajtur nga një lëndim i cili do ta mbajë jashtë fushe për tre deri në katër javë.
Lajm i mirë për “Djajtë e Kuq” është që gjiganti anglez është afër për të transferuar Bruno Fernandes nga Sporting Cp për 51 milionë euro./arbresh.info.
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...