Real Madrid e gatshme ta shesë Mendyn

15:58 | 14 Shtator 2021

Ferland Mendy mund të largohet nga gjiganti spanjoll.

Mendy u transferua te Real Madridi në korrik të vitit 2019 për një çmim rreth 48 milionë euro.

Megjithatë, futbollisti që nga kalimi në Spanjë është përballur me lëndime të shumta dhe nuk ka arritur të tregoj maksimumin e tij.

Sipas ‘Fichajes’, Real Madridi është e gatshme ta shesë në janar mbrojtësi për një ofertë të përshtatshme.

26-vjeçari, ka kontratë me ‘Los Blancos’ deri në qershor të vitit 2025, por mund të largohet në janar për një çmim rreth 50 milionë euro.

Francezi, momentalisht është i lënduar dhe ende nuk ka bërë asnjë paraqitje në edicionin e ri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara