Bazuar në një raport nga ‘The Guardian’, Paris Saint Germaini është duke menduar për zëvendësimin e Neymarit me yllin Lorenzo Insigne të Napolit.
Italiani ka shënuar golin e epërsisë në barazimin e Napolit 2 me 2 kundër gjigantit në Liga 1 të mërkurën në takimin e zhvilluar në kuadër të fazave grupore në UEFA Ligë të Kampionë dhe është shfaqur si një zëvendësues i mundshëm i yllit brazilian që është duke përfolur vazhdimisht për kalim te Real Madridi ose rikthim në Barcelonë me përfundimin e këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, presidenti i gjigantit katalunas ka zbuluar në fillim të kësaj jave se raportet që e lidhin reprezentuesin brazilian me një rikthim te klubi në Camp Nou janë të pa vërteta.
Sidoqoftë, pavarësisht interesimit nga Paris Saint Germaini, Lorenzo Insigne është duke vërtetuar se është njëri nga sulmuesit më të mirë aktualisht në Itali dhe Evropë.
Reprezentuesi italian ka qenë në formë të shkëlqyer deri tani te Napoli këtë sezon duke realizuar shtatë gola brenda vetëm 10 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet.
Kontrata e tij te Napoli skadon në vitin 2022 dhe presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka zbuluar se çmimi i tij është mbi 200 milionë euro./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...