Pronari i Leganes, Felipe Moreno ka konfirmuar se Barcelona dëshiron të nënshkruajë me Martin Braithwaite, por i ka treguar se duhet plotësuar disa kushte.
Katalanasit kanë leje për të nënshkruar një sulmues si zëvendësues urgjent për Ousmane Dembele pas operacionit të tij në fund sezon.
Njëri nga emrat më të përfolur ishte ai i sulmuesit të Leganes, Braithwaite, por presidenti i klubit të tij i ka treguar Barcelonës kushtet që duhet t’i plotësoj.
“E kuptoj që Barcelona mund ta bëjë këtë nëse rregullat thonë kështu, por unë nuk mendoja se ata mund të zgjidhnin një lojtar që ishte tashmë me kontratë”, ka thënë fillimisht Moreno për Sport.
“Të hënën, ata thirrën dhe thanë atë që po mendojnë”.
“Unë mund të shoh që Braithwaite mund të shkojë në Barcelonë. Kam dashur që ai të bëjë atë gjithashtu, por u kam thënë atyre që ne nuk negociojmë asgjë”.
“Paguajeni klauzolën ose ai do të qëndrojë në Leganes”, përfundoi i pari i klubit spanjoll.
Marrëveshja e Braithwaite me Leganes mbart një klauzolë lirimi prej 18 milionë eurosh dhe Barcelona është e obliguar ta paguajë nëse do blerjen e tij. /telegrafi
Kurti kujton Masakrën e Rakovinës në përvjetorin e 27-të: Dh...
KQZ: Rinumërohen 1,500 vendvotime, procesi përfundon në 22 k...
Aksioni i dytë i policisë brenda ditës: Zbulohet arsenal arm...
Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi nis negociatat për të sigur...
Kontraktorët dëmtojnë gypin, ndërpritet furnizimi me ujë në ...
Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-...