Është e pabesueshme ajo që është duke ndodhur në dhomën e trofeve të Real Madridit.
Fitorja në Kiev kundër Liverpoolit, e cila i dha klubit të presidentit Florentino Perez trofeun e katërt të Ligës së Kampionëve brenda pesë viteve, është në përgjithësi trofeu i trembëdhjetë, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, kjo i ka shkaktuar një problem skuadrës së ‘Los Blancos’.
Aty nuk ka më vend për kupat e fituara nga Real Madridi.
Trofeu i sapo fituar nuk ka gjetur ndonjë hapësirë për tu vendosur në muzeun e klubit afër kupave të mëparshme – si ajo e fituar më Milan kundër Atletico Madridit dhe tjetra në Cardiff kundër Juventusit.
Në muzeun e tyre thjeshtë nuk gjendet ndonjë hapësirë në dispozicion më./arbresh.info/
https://twitter.com/BleacherReport/status/1001463284460072960
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...