Fituesi i Kupës së Kosovës, FC Prishtina sot do ta nis sezonin e ri, në ndeshjen ndaj Lincoln Red Imps në kuadër të Ligës së Evropës.
Prishtina momentalisht gjendet në Gjibraltar, ku pret rezultatet e testit për koronavirus të kryer dje, dhe në raste se gjithçka shkon sipas planit, atëherë ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00.
Kujtojmë që Prishtina ishte dashur të luante javën e kaluar, por 8 futbollistë rezultuan pozitiv me COVID-19, ndaj ndeshja u shtye dhe Prishtina u detyrua të formonte një ekip të ri me lojtarë të klubeve të tjera të Superligës.
Ditën e kaluar, Gjilani arriti fitore historike ndaj Tre Penne nga San Marino në kuadër të Ligës së Evropës, dhe hapi rrugën që edhe Prishtina sonte të bëjë të njëjtën gjë.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje