Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka probleme në mbrojtjen përpara ndeshjes kundër Sassuolo, pasi Matthijs de Ligt ui bashkua me listën e mungesave sot.
Problemet me COVID-19 vazhdojnë për Zonjën e Vjetër përpara ndeshjes kundër Sassuolos, pasi klubi konfirmoi që De Ligt ka dalë pozitiv.
Këtë javë, Alex Sandro dhe Juan Cuadrado humbën ndeshjen kundër Milanit të mërkurën dhe tani me ta është bashkuar edhe me De Ligt.
Mbrojtësi holandez kishte humbur pjesën e parë të sezonit për shkak të një dëmtimi në shpatull, por ai ka qenë në formë të shkëlqyeshme që nga kthimi i tij.
Ai ishte ndër më të mirë në fushë në fitoren 3-1 ndaj liderëve të Serie A, Milanit.
Tuttosport shkruan se De Ligt i padisponueshëm të paktën deri në ndeshjen kundër Interit në 17 Janar.
Tani Pirlo ka gati emra si Danilo, Gianluca Frabotta, Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini, Merih Demiral dhe të riun Radu Dragusin.
Chiellini dhe Demiral janë kthyer së fundmi në aksion, pas dëmtimeve. /Telegrafi/
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...
Tërhiqet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet gjysmëf...