Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo thotë se presidenti Andrea Agnelli i ka treguar për takimin me Max Allegrin.
Ka raportime të shumta që Pirlo do shkarkohet në fund të sezonit, derisa në krye të “Bianconerëve” të rikthehet Allegri, transmeton lajmi.net.
Gjatë konferencës për media, tekniku italian u pyet lidhur me këtë situatë, por tekniku italian u shpreh se Agnelli dhe Allegri janë miq.
“Isha paralajmëruar nga presidenti për këtë takim. Ata janë miq”.
“Larg futbollit, miqësia mbetet, njëjtë sikur kur shkova në drekë me Paolo Maldinin dhe ditën tjetër të dalin lajmet se ai me do si trajner i Milanit”.
“Pos futbollit ka miqësia, këto janë normale”, deklaroi ai.
Juventus në ndeshjen e radhës do përballet me Napolin, mirëpo kanë disa mungesa si Demiral, Bonucci dhe Bernardeschi që kanë dal pozitiv me COVID-19./
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...