Djelmoshat e ekipit kosovar Bad News Eagles ishin protagonistë në javët e fundit.
Ata e bënë një paraqitje të jashtëzakonshme në Kampionatin Botëror të CS:GO duke arritur deri në fazën Legends Stage të turneut PGL Antwerp Major 2022, që u mbajt në Belgjikë.
Dhe, lajmet e mira për ta nuk kanë të ndalur.
Nga përditësimi i listës së ekipeve më të mira në botë nga HLTV, ekipi kosovar BNE është futur në mesin e 20 ekipeve më të mira në botë.
Më saktësisht, nga vendi i 26-të, djelmoshat e artë kosovarë përfunduan në atë të 20-të pas freskimit të renditjes.
Pas paraqitjes bravuroze në turnetë e CS:GO, ekipi që e bëri historinë – Bad News Eagles, i la prapa në renditje ekipet e mëdha të këtij sporti. /GE/
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...
Shqipëria “ia vjedh” Kosovës edhe një lojtar, Blerton Isufi ...