Ylli kosovar i Besiktasit, Milot Rashica, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve nga Italia dhe Franca, të cilat thuhet se kanë shfaqur interes konkret për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas raportimeve të mediave turke, futbollisti kosovar, i cili ka ende kontratë aktive me klubin nga Stambolli, është në radarin e disa skuadrave evropiane që po monitorojnë nga afër situatën e tij.
Megjithatë, e ardhmja e Rashicës te Besiktasi mbetet ende e paqartë dhe pritet të varet nga vendimi i trajnerit të ri, i cili do të ketë fjalën kryesore në planifikimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Brenda ditëve në vijim pritet të ketë më shumë qartësi rreth rolit të tij dhe nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit turk.
Milot Rashica ka zhvilluar 33 ndeshje këtë sezon me fanellën bardhezi, duke kontribuar me 2 gola dhe 6 asistime./Arbresh.info
Muriqi pas rënies së Mallorcas: Sot jemi të trishtuar, të lë...
Ferizaj pret hapjen e fushatës zgjedhore të Vetëvendosjes
Dellova drejt transferimit tek gjiganti ukrainas
Tirana mirëpret konferencën rajonale për transformimin digji...
Kamberi pas takimit me kongresistët amerikanë: Shqiptarët në...
Rashica po kërkohet nga skuadra të Francës e Italisë