Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës më të re të 270 asistentëve për fëmijë dhe nxënës me nevoja të veçanta arsimore.
Teksa uroi të porsa diplomuarit, kryeministri në detyrë Kurti theksoi se mënyra se si kujdesemi për fëmijët që kanë nevojë për më shumë mbështetje, tregon shumë për shtetin, të cilin po e ndërtojmë.
“Shumë njerëz e matin suksesin me pozitën që kanë apo me pagën që marrin. Por ka edhe profesione të cilat maten ndryshe. Maten me buzëqeshjen e një fëmije. Me besimin që fiton një nxënës. Me lehtësimin që ndien një prind kur e di se fëmija i tij ose i saj nuk është vetëm. Ky është profesioni të cilin e keni zgjedhur ju”, tha ai./Arbresh.info







Kurti pret delegacionin amerikan, kërkon mbështetje për anët...
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...