Ky ka qenë një vit tragjik dhe zemërthyes për të gjithë të afërmit e Emiliano Salas dhe lajmet e këqija vazhdojnë ende të arrijnë.
Sulmuesi argjentinas në formë tragjike vdiq në aeroplanin që u përplas në Kanalet e Anglisë gjatë muajit janar, transmeton portali arbresh.info.
Pas kësaj, u raportua se babai i tij Horacio ka pësuar këtë javë një sulm në zemër dhe ka ndërruar jetë. Por, The Sun shkruan tani se edhe shoku i ngushtë i ish yllit të Nantes, Sebastian Rabellino, ka ndërruar jetë pas një aksidenti me veturë javën e kaluar.
24-vjeçari thuhet të ketë luajtur te San Martin de Progreso, klub në vendlindjen e Salas, dhe prandaj këta muaj padyshim se ka qenë shqetësues për të gjithë aty derisa tragjedia vazhdon të ndodhë.
Shpresojmë që familja e Salah dhe rrethi i ngushtë të kenë mbështetjen e duhur gjatë kësaj periudhe shumë të vështirë./arbresh.info/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116