Sa më shumë afron afati kalimtar i verës, aq më shumë përmendet emri i Fisnik Asllani, sulmuesit të Kosovës që luan për Hoffenheim në Gjermani.
23-vjeçari lakmohet nga klube të mëdha, jo vetëm të Bundesligës, por edhe në Spanjë e Angli.
Barcelona e ka në shënjestër Asllanin, duke e parë atë si një zëvendësues të Robert Lewandowskit. Kjo është një pistë që pëlqehet edhe nga vetë futbollisti, pasi katalanasit janë skuadra e preferuar që nga fëmijëria.
Ka zëra se edhe Premier League mund të jetë një destinacion i mundshëm i sulmuesit, duke pasur parasysh fuqinë financiare të klubeve angleze. Dy skuadrat londineze, Chelsea dhe Tottenham, e ndjekin kosovarin.
Ka edhe një mundësi qëndrimi në Gjermani, ku së fundi është përmendur Borussia Dortmund. Kjo skuadër po kërkon një sulmues kalibri dhe Asllani shihet si një opsion shumë i mirë për të ardhmen, pasi favorizohet edhe nga mosha.
Për të lëshuar sulmuesin, klubi aktual i tij, Hoffenheim, kërkon të paktën 50 milionë euro, por konkurrenca e fortë mund të çojë në rritjen e kësaj shifre. I sigurt duket fakti se Fisnik Asllani do të ndërrojë ambient në verë dhe me shumë mundësi edhe kampionat.
KPK-ja hap konkurs të ri për Kryeprokuror të Shtetit
Kurti: Një IPK e fortë do të thotë një polici më e pastër
KQZ del me udhëzime për votimin me postë pas “shqetësimeve t...
Pronat, problem për integrimin: Rama pranon vështirësitë, Eu...
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...