Mesfushorit të Real Madridit, Luka Modric iu dha çmimi për karrierën e tij të jashtëzakonshme.
Luka Modric iu dha çmimi Marca Leyenda (Legjenda e Marca) si njohje e karrierës së tij të jashtëzakonshme, e cila e ka bërë atë një figurë kyçe në Real Madrid gjatë periudhave më të suksesshme të klubit.
Kroatit iu dorëzua çmimi në një ceremoni që u zhvillua në Casino de Madrid, transmeton Gazeta Express.
Që kur iu bashkua klubit në vitin 2012, Modric ka fituar 19 trofe. Lista e tij spektakolare e trofeve si madridista ka brenda vetes 4 Liga të Kampionëve, 4 Kupa të Botës për Klube, 3 Superkupa të UEFA-s, 3 tituj të La Ligas, 1 Copa del Rey dhe 4 Superkupa spanjolle.
Ai gjithashtu e fitoi Topin e Artë në vitin 2018.
Gjatë ngjarjes, Modrić foli me krenari për kohën e tij si lojtar i Real Madridit.
“Unë jam mirënjohës për dashurinë që më japin tifozët dhe ata e tregojnë atë çdo ditë. Mundohem të jap gjithçka sa herë që vesh fanellën për të kthyer këtë dashuri. Real Madridi është shtëpia ime dhe ndihem jashtëzakonisht i lumtur. Unë jam një tjetër madridista dhe kjo do të zgjasë për pjesën tjetër të jetës sime. Faleminderit shumë për këtë çmim; kur konsideron të gjithë fituesit, është nder të jesh mes këtyre sportistëve”, tha Modric.
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...