Sulmuesi i AC Milan-it ka shpëtuar nga një lëndim mjaftë serioz dhe pritet të rikthehet në derbin ndaj Inter-it me 17 tetor.
Kroati dje u zëvendësua nga Lorenzo Combo pas 57 minutave lojë ndaj Crotone-s, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Tuttosport, lojtari ka kryer testet menjëherë pas lëndimit dhe nuk ka treguar ndonjë lëndim serioz.

Sidoqoftë, 27-vjeçari pritet të mungojë në dy ndeshjet e radhës, por do rikthehet ndaj “Neurazurëve” në muajin e ardhshëm.
Rebic është i suspenduar për ndeshjen kualifikuese ndaj Rio Ave në Evropa Ligë, kurse do mungojë edhe ndaj Spezia-s në Seria A./arbresh.info.
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...
Gjykata Administrative refuzon kërkesën për pezullimin e kon...
Abdixhiku përsërit zotimin në tubimin mbyllës: Pagat dhe pen...
Konjufca për krizën politike: Opozita s’ka dhënë zgjidhje ko...
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...