Ka përfunduar 1-1 pjesa e parë mes Atalantas dhe Real Madridit në kuadër të rrethit të gjashtë në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, me Los Blancos duke respektuar kundërshtarin.
Por, vetëm dhjetë minuta kaluan dhe Kylian Mbappe kaloi madrilenët në epërsi me një asistim të Brahim Diaz.
Mirëpo, francezi ishte i pafat, shkaku që pësoi lëndi9m në minutën e 36-të dhe në vend të tij u fut Rodrygo.
Atalanta mori shumë zemër dhe ia doli të këndellej, duke ofruar më shumë nga loja e tyre.
Kështu, Charles de Ketelaere shënoi nga penalltia në minutën e 45+2-të, për t’i barazua shifrat në 1-1.
Në pjesën e dytë me shumë gjasë do të ketë së paku edhe një gol, ndërsa Real Madridi duhet me patjetër ta fitojë këtë takim nëse dëshiron të kalojë në fazën e eliminimit direkt. /Telegrafi/
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...
Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës...
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...
Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtj...
Buxheti 2026, Abdixhiku: Zoti i shpisë Kurti duhet të jetë n...