Manchester United ka startuar me fitore në sezonin e ri në Premier League.
‘Djajtë e Kuq’ mundën Fulhamin, me rezultat 1-0, të premten mbrëma në ‘Old Trafford’ në duelin hapëse të këtij sezoni në elitën angleze.
Dueli mes Man United dhe Fulhamit, ka prodhuar një sfidë joshëse, edhe pse u shënuan vetëm një gol.
Ishte transferimi i kësaj verë, holandezi Zirkze që shënoi golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën e Erik Ten Hag, duke bërë debutimin me gol tek skuadra e Man Unitedit.
‘Djajtë e Kuq” arkëtojnë trepikëshin e parë në këtë sezon, derisa Fulhami rezultat pozitiv duhet të kërkojë në ndeshjen e radhës./rtk
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...