Manchester United është i interesuar të nënshkruajë me veteranin e Real Madridit, Luka Modric në afatin kalimtar të janarit.
Këtë informacion e ka dhënë, Eduardo Inda i OK Diario në një intervistë për El Chiringuito.
“Modric, ai nuk e di se si do të përfundojë sezoni. Ka skuadra që po pyesin për të dhe një prej tyre është Manchester United”, ka thënë Inda.
“Problemi i vetëm është se ata janë të fundit në grupin e Ligës së Kampionëve dhe me shumë mundësi nuk do të jenë as në Ligën e Evropës”.
“Manchester United po e vëzhgon lojtarin kroat në rast se ai largohet në janar. Ai dëshiron të luajë dhe ankohet se nuk ka ritëm konkurrimi”, ka shtuar më tej Inda.
Modric po kërkon më shumë minuta dhe Carlo Ancelotti nuk është duke u mbështetur më në cilësitë e tij. /Telegrafi/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116