Harry Maguire ka rinovuar kontratën me Manchester United, duke e zgjatur qëndrimin e tij në “Old Trafford” deri në qershor të vitit 2027, me opsion për edhe një vit shtesë.
Mbrojtësi anglez, i cili iu bashkua “Djajve të Kuq” në vitin 2019, ka regjistruar 266 paraqitje me fanellën e klubit, duke fituar edhe Carabao Cup dhe FA Cup gjatë kësaj periudhe, shkruan Arbresh.info.
Pas zgjatjes së kontratës, Maguire u shpreh i lumtur që do të vazhdojë aventurën në një nga klubet më të mëdha në botë.
“Përfaqësimi i Manchester United është nderi më i madh. Është një përgjegjësi që më bën mua dhe familjen time krenarë çdo ditë.”
“Jam i lumtur që do ta zgjas rrugëtimin tim në këtë klub të jashtëzakonshëm të paktën për tetë sezone dhe të vazhdoj të luaj para tifozëve tanë specialë për të krijuar momente të tjera të paharrueshme së bashku.”
“Mund ta ndjesh ambicien dhe potencialin e këtij ekipi premtues. Vendosmëria në të gjithë klubin për të luftuar për trofe të mëdhenj është e qartë për të gjithë dhe jam i bindur se momentet më të mira janë ende përpara nesh.”
Nga ana tjetër, drejtori i futbollit te Manchester United, Jason Ëilcox, vlerësoi lart rolin e mbrojtësit:
“Harry përfaqëson mentalitetin dhe qëndrueshmërinë e nevojshme për të luajtur për Manchester United. Ai është një profesionist shembullor që sjell përvojë dhe lidership të çmuar në një skuadër të re dhe ambicioze.
Ashtu si të gjithë në klub, edhe Harry është plotësisht i vendosur për ta ndihmuar Manchester United të arrijë suksese të vazhdueshme dhe të qëndrueshme”./Arbresh.info
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...