Romelu Lukaku dhe Chris Smalling do të jenë gati për ndeshjen e së enjtes në gjysmëfinalen e parë të Europa League përballë Bayer Leverkusenit.
Daniele De Rossi i ka pasur të dy lojtarët nën urdhrat e tij në seancën stërvitore të kësaj të marte (morën ngarkesë të plotë).
Sulmuesi belg dhe mbrojtësi britanik kishin shfaqur probleme fizike në ditët e fundit, por duket se të dy do të jenë të gatshëm për takimin me gjermanët në sfidën që do të luhet të të enjten, në orën 21:00, në “Olimpico”.
Lukaku këtë edicion ka shënuar 19 gola e ka dhënë 4 asiste në të gjitha kompeticionet. Ai synon që me Romën të marrë trofeun e Europa Leagues.
Nuk do të jetë një mision i lehtë, për shkak se përballë është skuadra e vetme në 5 ligat kryesore që nuk ka pësuar ende humbje që nga nisja e sezonit në gushtin e vitit të shkuar.
Roma duhet të menaxhojë energjitë edhe për sfidat në kampionat, ku po i rrezikohet vendi i pestë, pasi ka grumbulluar 59 pikë, 2 më pak se Atalanta, që ka një ndeshje më pak.
Skuadra kryeqytetase ka ndryshuar fytyrë që pas emërimit të Daniele De Rossit, i cili shpreson që ta mbyllë sezonin me trofe./ss
Zhduket një 16-vjeçare, në Hajvali
Travel and Tour World: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombë...
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën