Luka Modric tashmë ka rënë dakord të rinovojë kontratën e tij me Real Madrid deri në vitin 2023, sipas AS.
Pas një takimi të fundit mes dy palëve, u sigurua opsioni për t’i dhënë atij një vit shtesë. Nëse Modric do të kishte një sezon të ngjashëm sezonin e ardhshëm, ai automatikisht do të vazhdonte edhe një vit, deri në vitin 2024.
Në marrëveshjen mes mesfushorit dhe klubit spanjoll, ekziston mundësia që kur Modric të vendosë të varë këpucët, ai të qëndrojë në klub.
Modric është pjesë e Real Madrid që nga viti 2012 kur u transferua nga Tottenham Hotspur për 35 milionë euro. Gjatë kësaj peridhe me Los Blancos ai ka zhvilluar 290 paraqitje dhe ka shënuar 22 gola./Arbresh.info
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Policia identifikon të 40 viktimat e zjarrit vdekjeprurës në...
Procesi drejt fundit, numërohen mbi 70% e votave me postë
Drejtori i Interit flet për Kristjan Asllanit dhe konfirmon ...
Moti për sot i paqëndrueshëm në Shqipëri, zonat ku do ketë r...
Maduro pritet të paraqitet për herë të parë në gjykatë në Nj...