Liverpooli triumfon ndaj West Hamit, vazhdon shkëputjen në tabelë

16:56 | 13 Prill 2025
D.H

Liverpooli ka arritur të shënoj fitore me rezultat 2-1 ndaj West Ham United në kuadër të xhiros së 32-të në Premier League.

Ndeshja nisi shumë mirë për vendasit ku shënoi Luis Diaz në minutën e 18-të, shkruan Arbresh.info.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Deri katër minuta para fundit “The Reds” patën epërsinë, mirëpo në atë moment Andy Robertson shënoi në portën e tij për të barazuar rezultatin.

Por, skuadra e Slot s’u dorëzua dhe tre minuta më pas shënoi golin me anë të Van Dijk dhe riktheu epërsinë.

Me këtë fitore, Liverpooli arrin në kuotën e 76 pikëve dhe vazhdon shkëputjen në Premier League nga Arsenali i cili është i dyti me 63 sosh, gjashtë ndeshje para fundit.

Teksa, Ëest Hami është i 17-ti me 35 sosh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale