Google ADS

Liverpool siguron kualifikimin në raundin e 16-më të mirëve në Europa League

23:14 | 30 Nëntor 2023
D.H

Liverpool ka arritur të fitoj ndaj Lask Linz me rezultat të thellë 4-0, në kuadër të Europe League.

Me këtë fitore Liverpooli siguron vendin e parë dhe kualifikohet për në raundin e 16-të më të mirëve në Europa League, shkruan Arbresh.info.

‘The Reds’ e nisën mjaft mirë ndeshjen duke realizuar dy gola të shpejtë brenda 15 minutave përmes Luiz Diazit dhe Gapkos.

Kurse në pjesën e dytë Salah shënoi golin e tretë nga penalltia në minutën e 51-të, teksa rezultatin final 4-0 e vulosi Gapko në minutën e katërt shtesë të ndeshjes.

Liverpooli është i pari në grupin E, me 12 pikë, më pas vjen Toulouse me tetë pikë, në vendin e tretë është Royal Union me pesë pikë teksa i fundit me dy pikë më pak është Lask Linz./Arbresh.info/