Rodrigo Bentancur ka thënë se Lionel Messi është “nga një planet tjetër” pas disfatës së Juventusit 3 me 0 ndaj Barcelonës, ku shkëlqeu ylli argjentinas.
Ishte një fillim befasues për mesfushorin 20 vjeçarin, i cili më parë kishte bërë vetëm një paraqitje si zëvendësues për “Bianconerët”, transmeton portali arbresh.info.
“Ishte zhgënjyese për të pësuar këtë disfatë, pasi ne dhamë gjithçka, por nuk ishte e mjaftueshme”, ka thënë Bentancur për ‘JTV’.

“Jam i lumtur me performancën time dhe atë që kam bërë. Sigurisht, Liga e Kampionëve është shumë ndryshe ndaj ‘Copa Libertadores’, pasi këtu ekziston një ritëm më i shpejtë dhe më shumë teknik”
“Messi është thjeshtë i jashtëzakonshëm, një lojtar nga një planet tjetër”, përfundoi ai.
Superylli i Barcelonës shënoi dy herë në portën e portierit Gianluigi Buffon./arbresh.info/
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...