Gjykata e Dubrovnikut ka konfirmuar sot ekstradimin e Ismail ‘Ballist’ Morinës drejt Serbisë.
Para pak ditësh, edhe pas presionit të madh nga Shqipëria, Gjykata e Lartë e Kroacisë e ktheu për shqyrtim nga e para çështjen për ekstradimin e tij në Serbi. Gjykata e Dubrovnikut do të merrej me rigjykimin, pasi ishte po ajo gjykatë që disa javë më parë vendosi ekstradimin e Morinës, raporton “Sport Ekspres”.
Kishte optimizëm se tashmë gjithçka do të ndryshonte. Megjithatë, tani në Dubrovnik kanë marrë të njëjtin vendim. Kjo do të bëjë që nesër bashkëshortja e Morinës, së bashku me avokatin e tij, të paraqiten sërish në Gjykatën e Lartë. Morina ka aplikuar edhe për azil politik, pasi avokati i tij ka argumentuar se jeta e Ismail Morinës është në rrezik në Serbi dhe urdhër arresti në ngarkim të tij është si një dënim me vdekje.

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...