Edhe një herë, emri i Alexandre Lacazette lidhet me Atletico de Madrid. Pak ditë me parë, nga Anglia u sigurua që klubi madrilien do të mendonte sërish për futbollistin për sezonin e ardhshëm dhe tani ata duket se do të marrin hapat e parë për këtë çështje.
Sipas “Daily Express”, këtë të shtunë, francezi ka marrë vendim për të mos rinovuar kontratën e re me Arsenalin, kontratë kjo që i përfundon më 30 qershor të këtij viti.
Gjithçka është ende e hapur në lidhje me dëshirën e sulmuesit francez për të veshur fanellën e “Los Colchoneros”, diçka që ai ishte afër ta bënte në vitin 2017.
Tani, në moshën 30-vjeçare, ai është i gatshëm të bëjë më të mirën e tij për të nënshkruar me klubin që tash e sa kohë kërkon shërbimet e tij.
Një tjetër gjë që do të ishte në pikëpyetje, do të ishte mënyra sesi ai do të përshtatej me skuadrën madriliene, duke marrë parasysh që tani Luis Suarez, Correa, Joao Felix, Griezmann dhe Cunha janë pjesë e skuadrës./Arbresh.info
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...