Duket e çuditshme, por ndërkohë që e gjithë bota e futbollit është në zi për vdekjen e papritur të Davide Astorit, kjo nuk vlen për francezët.
Portieri i Nantes, Ciprian Tatarusanu ka thënë se Ligue 1 tregoi mos respekt, duke mos mbajtur 1 minutë heshtje për Davide Astorin.
Ciprian Tatarusanu ishe bashkëlojtar me Davide Astorin nga viti 2015 deri në vitin 2017, ku u largua për të kaluar në Nantes.
Ai ka kritikuar zyrtarët e Ligue 1, që nuk vendosen të mbahet një minutë heshtjepër Davide Astorin.
“Ishte dita më e keqe e jetës time. Nuk kishte një minutë heshtje për vdekjen e ish-bashkëlojtarit Davide Astori”, tha Tatarusanu për OF.
“Është skandal dhe komplet mungesë respekti. Pas një drame të tillë, futbolli kalon në rend të dytë. Ne do të kemi edhe shumë ndeshje për të luajtur”.
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...
Fitore e madhe e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, “T...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë