Ish trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp ka kritikuar mesfushorin Granit Xhaka pas disfatës të së shtunës ndaj West Bromit.
Skuadra e trajnerit Arsene Wenger është mposhtur me rezultat 3 me 1 në ndeshjen e xhiros së 29 në Premierë Ligë të zhvilluar si mysafirë ndaj West Bromwichut në stadiumin “The Hawthorns”, shkruan portali arbresh.info.
Redknapp beson se lojtari nga Kosova, i cili është transferuar te Arsenali nga Borussia Monchengladbach për 35 milionë funta, ka dështuar për të përmbushur pritjet ndaj tij.
“Problemi më i madh është se ata kanë sjell në skuadër lojtar mesatar”, tha ai. “Ata tani kanë një grup lojtarësh mestar, ata kanë blerë lojtar mestar”
Redknapp beson gjithashtu se tani është koha e duhur që Arsene Wenger të jap dorëheqje nga pozita e tij si trajner./arbresh.info
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...
Gjykata Administrative refuzon kërkesën për pezullimin e kon...
Abdixhiku përsërit zotimin në tubimin mbyllës: Pagat dhe pen...
Konjufca për krizën politike: Opozita s’ka dhënë zgjidhje ko...
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...