Presidenti Agim Ademi ka pritur kryetarët e Lidhjeve Rajonale të Futbollit të Kosovës. Në këtë takim u diskutua për gjendjen aktuale të futbollit në Kosovë, por edhe për shumë elemente tjera në lidhje me zhvillimin dhe përparimin e këtij sporti me shtrirjen më të gjerë në vend.
Ashtu siç kishte marrë miratimin nga KE, Ademi mori edhe përkrahjen e LRF-ve për kandidaturën e tij për mandatin e ardhshëm katërvjeçar në krye të FFK-së, përcjell arbresh.info.
Kryetarët e regjioneve u shprehën të kënaqur me punën që presidenti Ademi ka realizuar gjatë këtyre viteve, derisa u zotuan se do ta mbështesin fuqishëm edhe në mandatin e ardhshëm.
DHTIK: Bllokada e Ligjit për Pronën Publike kërcënon biznese...
Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkom...
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit p...
SHBA kërkon riorganizim të NATO-s dhe zvogëlim të trupave në...
Kancelari gjerman uron Kurtin: Merrni vendimet e duhura për ...
PDK: Parqitja përfundimtare e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ...