Kina ka fituar medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, pasi sot (e shtunë) kanë mposhtur me rezultat 16-12 Republikën e Koresë në finalen e ekipit të përzier me 10 metra pushkë ajrore .
Çifti me 10 metra pushkë ajrore i përbërë nga dyshja Yuting Huan dhe Lihao Sheng fituan medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike të Parisit, duke bërë që Kina të bëhet shteti i parë që ngjitet në podium.
Dyshja kineze mposhti atë të Republikës së Koresë që përbëhej nga Keum Jih-yeon-Park Ha-jun me rezultat 16-12 në Qendrën e Qitjes Chateauroux.
Këto dy shtetet gjithashtu kanë përfunduar në vendin e parë dhe të dytë në raundet kualifikuese më herët gjatë kësaj dite.
Ndërkohë, medaljen e parë të ‘Paris 2024’ e fitoi Kazakistani. Kjo ishte medalja e parë olimpike e Kazakistanit në qitje që nga viti 1996.
Dyshja e përzier e 10 metrave të pushkës ajrore e përbërë nga dyshja Alexandre Le dhe Islam Satpayev fituan medaljet e para të ‘Parisit 2024’.
Në finalen e kualifikimit të ekipit të përzier 10 metra me pushkë ajrore, ekipi i Republikës Popullore të Kinës me Huang Yuting dhe Sheng Lihao ishin kampionë në fuqi të botës në këtë garë.
Dyshja kineze kishte rezultatin më të mirë prej 632.2 për të kaluar në ndeshjen e medaljes së artë, ndërsa rivalët e Koresë së Jugut, Keum Jihyeon dhe Park Jahun, ishin në vendin e dytë në kualifikim me një rezultat 631.4./Telegrafi/
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...