Boksieri Khabib Nurmagomedov, përmes një postimi ka ‘sulmuar’ presidentin e Francës, Emmanuel Macron pas komenteve të tij drejt Islamit.
Khabib është duke praktikuar fenë myslimane dhe shumë shpesh ka folur për ndikimin që i ka bërë në jetë dhe në sportin e arteve të përziera.
Sidoqoftë, përmes një postimi në Instagram ka bërë një ‘sulm’ virtual drejtuar Macron-it.
“Ndoshta i plotfuqishmi do shpërfytyrojë fytyrën e kësaj krijese dhe të gjithë ndjekësit të tis, nën lirinë e fjalës që ofendojnë ndjenjat e më shumë se një miliardë e gjysmë besimtarëve. I plotfuqishmi i poshtëroftë atë në këtë jetë dhe në tjetrën. Allahu është i shpejtë në llogari dhe ju do ta shihni”.
“Ne jemi myslimanë, e duam Profetin tonë Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ti) më shumë sesa nënat, baballarët, fëmijët, gratë dhe të gjithë njerëzit e tjerë të afërt në zemrat tona. Më besoni këto provokime do t’iu kthehen atyre, fundi është i mirë për ata që kanë frikë Zotin”.
“Në të vërtetë ata që e shajnë Allahun dhe të dërguarin e tij, Allahu do t’i mallkoi në këtë botë dhe në Ahiret dhe do përgatit për ta mundime poshtëruese”, shkroi ai.

Ndërkohë, kujtojmë se Khabib u pensionua nga UFC i pamposhtur me rekordin 29 – 0./arbesh.info.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...