Juventus ka bërë gati super ofertë për yllin e Manchester United, Paul Pogba.
“Zonja e Vjetër” është e gatshme të sakrifikojë mesfushorin Adrien Rabiot dhe 70 milionë euro për transferimin e fituesit të Kupës së Botës, transmeton portali arbresh.info.
Sipas raportimeve, “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të shesin francezin, pasi ky i fundit ka shfaqur pakënaqësi të mëdha në “Old Trafford”.

Gjiganti anglez kërkon 170 milionë euro, mirëpo Juventus nuk ka para për të paguar vlerën e kërkuar, andaj shpreson që United të pranojë propozimin.
Në garë për francezin është edhe Real Madrid, të cilët janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro./arbresh.info.
Juventusi në kërkim të portierit, tre emra në listë përfshir...
Mbahet protesta e shtatë kundër ndërtimit në Zvërnec, qyteta...
Ambasada e Kosovës në Lubjanë apel mërgatës: Shfrytëzoni të ...
Gazetarët paralajmërojnë rrezik për lirinë e medias pas shit...
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...