Interi ka humbur në udhëtim te Torino me rezultat minimal 1-0 në takimin e vlefshëm për javën e 31-të të Serie A.
Pjesa e parë e takimit u karakterizua me dominim të Interit, të cilët provuan me Mauro Icardi e Ivan Perisic, por asnjëri nuk arriti të gjej rrugën e rrjetës.
Atë që se bëri Interit, e bëri Torino në rastin e tyre të parë, ku pas një kundërsulmi të shpejt, Adem Ljajic (36′) arrin të shënoj nga afërsia dhe ta dërgoj skuadrën e tij në pushim me epërsi 1-0.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por me një nuancë të lehtë dominimi për Nerazzurrët.
Interi rrezikoi me Perisic dhe goditi shtyllën me Rafinhan, por pa pasur fat ta tundin rrjetën dhe ta gjejnë golin e barazimit.
Kështu, pas 90 minutave lojë është Torino që merr një fitore të madhe në shtëpi me rezultat 1-0 ndaj Interit.
Pas kësaj humbje, Interi mbetet në pozitën e katërt me 59 pikë, ndërsa Torino renditet në vendin e 10-të me 45 pikë.
Në takimin e radhës, Nerazzurrët luajnë përsëri në udhëtim te Atalanta, ndërsa Torino i shkon Chievos
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116