
Lorenzo Insigne ishte shënjestër e Barcelonës
Lorenzo Insigne do të mungojë në ndeshjen e së dielës.
Sulmuesi nuk është në dispozicion për takimin ndërmjet Napolit dhe Fiorentinas që zhvillohet nesër duke filluar nga ora 14:00, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘Sky Sports Italia’, Insigne madje nuk është pjesë e skuadrës për këtë ndeshje dhe është lënë jashtë nga kampi i stërvitjeve këtë pasdite në Castel Colturno. Ai është i lënduar në ijë, por testet kanë shfaqur se nuk bëhet fjalë për një lëndim serioz.
Insigne u lëndua javën e kaluar në disfatën 1 me 0 ndaj Juventusit dhe mungoi në udhëtim te Feyenoordi në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Piotrz Zielinski e zëvendësoi atë në krahun e majtë gjatë udhëtimit te skuadra holandeze dhe i njëjti pritet të startoj sërish nesër./arbresh.info/
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim