Federata Italiane e Futbollit e ka gjobitur me 10.000 euro dhe e ka suspenduar për dy ndeshje sulmuesin Moise Kean, për kartonin e kuq në ndeshjen ndërmjet Romës dhe Juventusit.
Futbollistit të Zonjës së Vjetër iu tregua kartoni i kuq në fund të takimit për shkak të goditjes që i bëri Gianluca Mancinit, pas një tërheqjeje për fanelle.
Në fakt, Massimiliano Allegri sapo e kishte inkuadruar në lojë Keanin, i cili u përjashtua vetëm pas 40 sekondash në Stadio Olimpico, shkruan telegrafi.
Trajneri i Juves ka konfirmuar se 23-vjeçari u ka kërkuar falje stafit dhe bashkëlojtarëve për veprimin e tij, ndërsa pritet që ta dënojë edhe klubi.
Pezullimi i tij nënkupton se do të mungojë në ndeshjen e Serie A kundër Sampdorias dhe Interit.
MOISE KEAN VS GIANLUCA MANCINI fight pic.twitter.com/yL8qoIn6gM
— Info Vidéos (@InfoVideofr) March 5, 2023
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje