U mbajt turneu tradicional Adem Jashari. Morën pjesë 70 pingpongistë dhe pingpongiste nga Kosova.
Garat u zhvilluan në sistem eleminimi me tri të fituara. Që nga fillimi pat mjaft ndeshje interesante e plot befasi, duke filluar nga humbja e Alimehmet Kaçanikut ndaj Isa Çitakut të Klinës, pastaj Jeton Beqiri fillimisht fitoj me 3:2 ndaj Kreshnik Mahmutit që ishte favorit edhe për medalje, e pastaj edhe ndaj kampionait të vitit të kaluar Milot Makollit po ashtu me 3:2 në një ndeshje me plotë shkembime atraktive, për të humbur në gjysmëfinale nga shoku i klubit Mentor Shabani me 3:1. Në anën tjetër talenti nga Prizreni fitoi ndaj Baton Çitakut në qerek finale me 3:2, pastaj në gjysmëfinale ndaj Rrahman Ademajt me 3:1, si dhe në finale ndaj Mentor Shabanit me 3:1, duke dëshmuar se titulli i fituar për TOP 12 Senior nuk ka qenë rastësi.
Në kategorinë e femrave patëm një numër ndjeshëm më të vogël, por cilësia ishte në nivelin e pritshëm. Në gjysmëfinalen e parë Linda Zeqiri fitoi ndaj Iliriana Halitit me 3:2, e në gjysmëfinalen e dytë Nehare Janjeva ndaj Alma Mehmetit me 3:0. Në finale Linda fitoi ndaj Nehares me 3:0, e kështu me plotë meritë fitoi turneun e sivjetëm kushtuar heroit Adem Jashari.
Femrat
Vendi i parë: Linda Zeqiri
Vendi i dytë: Nehare Janjeva
Vendi i tretë: Ilirjana Haliti dhe Alma Mehmeti
Meshkujt:
Vendi i parë: Fatih Karabaxhaku
Vendi i dytë: Mentor Shabani
Vendi i tretë: Rrahmon Ademaj dhe Jeton Beqiri.
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...