Ylli i Kosovës Elvis Rexhbeçaj ka qenë kyç në fitoren e Augsburgut në udhëtim te ish klubi Wolfsburg.
Mesfushori shënoi golin e fitores në minutën e fundit për ta kompletuar përmbysjen në 2-3.
Pas një asistimi të Claude-Maurice, kosovari shënoi me një goditje të fortë në kënd për të mos i dhënë asnjë shans portierit vendas (90+3’).
Me këtë fitore të madhe, Augsburg renditet në pozitën e 10-të me 28 pikë ndërsa Wolfsburg renditet në pozitën e 15-të me 20 sosh.
Kujtojmë, për Rexhbeçaj ky është goli i dytë këtë vit ndërsa po vazhdon me paraqitje të shkëlqyera me shpresën që të rikthehet si titullar te Augsburgu./Telegrafi
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit