Shqipëria është goditur mëngjesin e sotëm (e martë) nga një tërmet madhështor dhe kjo ka ngjallur reagime të shumta nga figura të ndryshme nga e gjithë bota.
Por, së fundmi për tërmetin me magnitudë 6.4 me epiqendër në Durrës ka reaguar edhe futbollisti reprezentuesi i Serbisë – Nemanja Matic, shkruan portali arbresh.info.
“Lutemi për Shqipërinë”, ka shkruar futbollisti i Manchester United në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.

Deri tani janë konfirmuar 16 viktima si pasojë e kësaj katastrofe natyrore teksa mbi 600 raportohet se janë të lënduar.
AC Milani dhe AS Roma kanë shprehur gjithashtu ngushëllimet e tyre në lidhje me këtë tragjedi./arbresh.info/
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...