Google ADS

E konfirmon Ancelotti: Modric do ta përfundojë karrierën te Real Madridi

19:48 | 16 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Luka Modric do të vazhdojë të mbetet te Real Madridi deri në fund të karrierës së tij.

Kështu së paku ka konfirmuar trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp para ndeshjes me Sevillën.

Tekniku italian është pyetur për të ardhmen e Modric, pasi mediat e ndryshme raportuan se kroait mund të largohet në verë nga Los Blancos.

Juventusi shihej si skuadra e ardhshme e kroatit, por këtë e ka mohuar Ancelotti duke thënë se Modric do të mbetet në Santiago Bernabeu.

“Luka Modric do ta përfundojë karrierën e tij te Real Madridi”, u shpreh fillimisht Carlo Ancelotti.

“Nuk e di kur do të ndodhë një gjë e tillë, por jo është ideja e klubit dhe e Lukas. Modric nuk do të ketë probleme për të rinovuar kontratën, e krahasoj atë me Paolo Maldinin”, deklaroi Ancelotti.

36-vjeçari ka 10 vite që është pjesë e madrilenëve kur iu bashkua nga Tottenham Hotspur pas katër viteve qëndrim në Londër.

Reprezentuesi kroat deri më tani ka zhvilluar 428 ndeshje duke shënuar 31 gola e duke asistuar 70 të tjerë.

Shpërndaje në rrjete sociale